KosovaOnline
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eshte Mire Te jesh i pari
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Qka eshte sistemi operativ

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 15
Join date : 28/11/2010
Age : 30
Location : Prishtina

Qka eshte sistemi operativ Empty
MesazhTitulli: Qka eshte sistemi operativ   Qka eshte sistemi operativ I_icon_minitimeSun Nov 28, 2010 9:00 pm

Sistemi operativ apo OS është një program përmes të cilit jo vetem pajisjeve kompjuterike që hyjnë në funksion por edhe të gjitha paisjet tjera prej atyre më të thjeshtat e deri tek ato me te komplikuara si:

● Telefonat Mobil
● Kompjuteret (PC & Laptop)
● Terminale të ndryshme
● GPS (Global Position System) etj etj…

Në bote kemi edhe tjera sisteme operative si:

● Produktet e Microsoftit
● Linux
● Unix
● Nowell etj..

Ne do ndalemi te produktet më të popullarizuara në botë të cilat janë të familjes Microsoft. Kjo kompani eshte zhvilluesi më i madh i sistemeve operative. Si sisteme operative të kesaj familje mund t’i cekim:

● DOS (Disk Operation System)
● Windows 3.0
● Windows 3.11
● Windows 95
● Windows 98 & 98 SE (Second Edition)
● Windows Millennium
● Windows 2000 Professional
● Windows XP (exPerience)
● Windows Vista
● Windows 7
● Windows Coult (mendohet në të ardhmen)

Tani për tani ne jemu duke shfrytezuar Windows XP ku edhe është kërkesë e shfrytezuesve në mbarë botën që ta perdorin këtë sistem operativ krahasuar këtë sistem dhe Windows Vista, prandaj kjo kompani ka deklaruar zyrtarisht se do ta përkrahë këtë sistem edhe për disa vjetë (duke e azhurnuar – Update)

Sistemi operativ WINDOWS XP

Ky produkt i Microsoftit është paraqitur si
● Windows XP Professinal – dedikuar shfrytezuesve të avancuar si dhe kompanive profesionale
● Windows XP Home – dedikuar shfrytezuesve per nevoja personale dhe atyre shtëpiake

Fundamenti i këtyre 2 produkteve është identik, por windows XP Professional është plotesuar me njëe varg funksionesh me profesionale dedikuar shfrytëzuesve të avancuar.
Çdo sistem operativ i cili ndërtohet, bazohet në atëe paraprak por duke ia marrur ato të mira dhe duke stimuluar me më te mirat që janë zhvilluar dhe që zhvillohen në atë sistem siç mund të vërejmë te ky sistem stabiliteti, siguria etj etj…
Deri me tani sistemet operative kane shfrytëzuar formatin FAT dhe FAT32 përderisa Windows XP shfrytëzon formatin NTTFS i cili për nga siguria eshte më i sigurtë.
Këreksa optimale që të funksionoj ky sistem operativ Windows XP janë:

Komponenten Hardverike Kerkesat Minimale
HDD 2 GB i lirë
CPU Pentium III
RAM 128 MB
VGA 8 MB

Windows XP përpos që instalohet si sistem i ri operativ në kompjuter, mund të instalohet edhe mbi sisteme tjera operative duke bërë aktualizimin apo zavendesimin e tyre me Windows XP

Sistemet operative që mbeshtesin këtë aktualizem janë:
● Windows 98 & 98 SE (Second Edition)
● Windows Millenium
● Windows 2000 Professional

Këtë aktualizem nuk e mbeshtesin Windows 95 e më të vjetër.
Windows XP e mbështet edhe të ashtequajturen Multiboot funksionin, pra kjo do të thot se ne një kompjuter mund te instalohen 2 dhe më teper sisteme operative. Me rastin e startimit paraqitet boot menyra dhe shfrytezuesi percaktohet se ne cilin sistem operativ të aktivizoj kompjuterin, përndryshe kompjuterin njërin prej këtyre 2 sistemeve operative e ka të nënkuptuar dhe me një kohezgjatje prej 30 sekondave. Duhet theksuar se shfrytezimi paralel i sistemit operativ në një kompjuter është i pamundur pra nëse dëhirojmë ta perdorim tjetrin sistem atëherë duhet restartuar. Përparsitë e ketij sistemi operativ janë të shumta, të theksohet se në vete ky sistem operativ permbanë shumë driver të paisjeve të ndryshme siç janë: USB, kamera të ndryshme, skaner, printer etj… që kur të kyçen në kompjuter detektohen dhe mund të shfrytezohen për punë të metutjeshme por nëse blihet ndonje piasje dhe me atë paisje vine driverat është e deshirueshme të instalohen po ata driver.

Ky sistem operativ ka edhe mundësine që të punohet me nje kompjuter tjeter në distancë sikur te ishte aty duke perdoruar opcionin Remote Desktop Connection.

Pjesët Përbërese të Kompjuterit

Pavaresisht nga veçorite që kanë modelet e prodhimeve të ndryshme, në të gjitha kompjuteret dallohen këto pjese:

● Njësite Hyrese
● Njësite Qendrore
● Njësite Dalese

Njësite Hyrese

Përmes njësive hyrese bëhet vendosja e informatave në kompjuter, dhënia e komandave etj… Si paisje hyrëse mund të veçojmë:

● Tastiera
● Miu
● Skaneri
● Kamera

Njësite Qëndrore

Ne kuader të njësive qëndrore bëjnë pjes:

● Pllaka amë
● HDD
● CD-ROM
● Burimi i energjisë (Power Supply)

Pllakëza amë është ajo paisje e cila i bene që të komunikojnë në mes vete si RAM, CPU, VGA, SOUND CARD ku te keto paisje lidhen në sllote në pllakëzen amë.

Njësite Dalese

Permes këtyre njesive ne mund t’i shohim rezultatet se çka kemi punuar deri me tani p.sh në ekran shohim atë se çka jemi duke shkruar, projektuar etj përderisa printeri, plloteri etj e mundësojnë daljen në letër atë se çka kemi shkruar apo atë projekt të cilin e kemi përgaditur.

Matja e Kujtesës

Njesia matëse themelore për kujtesën është biti. Një (1) biti është aftesia që ka kujtesa për të regjistuar një karakter.
Njesia mëe madhe se biti dhe e cila perdoret është Bajti, pra 8 bita = 1 bajt. Për të mos perdorur shifra me miliona të Bajtave në vlerësimin e kujtesës peërdorim shumefishat e njësisë baze siç janë:
Kilobajti Megabajti etj…

Megjitheatë bashkësia e programeve ndahet në 2 grupe kryesore si: Sisteme Operative dhe Programe Aplikative.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kosovaonline.forumsr.com
 
Qka eshte sistemi operativ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sistemi operatic MAC

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
KosovaOnline :: Diskutime rreth Sistemeve Operative-
Kërce tek: